Muhamet Rrumbullaku, u paraqit në Komisionin Hetimor për TIMS, ndërsa u shpreh se i takon këtij komisioni për të vendosur nëse dëshmia e tij duhej të bëhej me dyer të hapura ose jo.
Rrumbullaku tha se dëshmia e tij në Komisionin Hetimor përbën sekret, për shkak të informacioneve që klasifikohen si sekret shtetëror.
“Dëshmia ime përbën sekret. Nëse Komisioni vendos që mbledhja të jetë e hapur unë do të përgjigjem për aq sa nuk përbën sekret.
Nëse mbledhja është e mbyllur unë do të përgjigjem me detaje, përfshi edhe dokumentet e klasifikuara si sekret shtetëror, bazuar në të 4 nivelet që përcakton ligji”, tha Rrumbullaku.