2 shqiptarë janë arrestuar në Spanjë teksa po udhëtonin me furgon dhe brenda tij kishte qese marijuane.
Furgoni po udhëtonte përgjatë CV-941 i ngarkuar me thasë plehrash.
Pasi panë policinë furgoni ndryshoi rrugën çka u vërejt nga policia.
Sapo është ndaluar furgoni, në vendngjarje ka mbërritur edhe Garda Civile, e cila ka verifikuar se mjeti ishte i ngarkuar me marijuanë.
Në total, 63 kilogramë degë, sytha dhe gjethe të fshehura në një duzinë qese plehrash.
Policia ka arrestuar 2 shqiptarët të akuzuar për veprën penale kundër shëndetit publik për trafik droge.