Situata në Gjermani vijon ende të jetë traumatike në Gjermaninë Jugore, ku është raportuar dhe për 5 viktima.
Shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje në rrugë duke sjellë dëme të pallogaritshme, siç thekson shtypi gjerman.
Mes viktimave është edhe një zjarrfikës.
Tre trupa janë nxjerrë nga bodrumet e përmbytura, shkruan gazeta gjermane Bild, duke theksuar se mijëra njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar dhe dhjetëra janë të zhdukur.
Shumë rrugë dhe sheshe të qytetit janë kthyer në lumenj, komentojnë rrjeti gjerman n-tv dhe gazeta Bild.