Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran ku u fol për mbështetjen e dhënë ndaj KQZ dhe rrugën në vijim.
‘Diskutuam me detaje mbi afatet e realizimit të reformës zgjedhore dhe votimit nga jashtë dhe ishim në të njëjtën frekuencë në lidhje me kohën për realizim, kohë e cila po shkurtohet ditë pas dite.’- tha Celibashi.
Gjithashtu u diskutua dhe për votën e diasporës e cila sipas krye komisionerit po shkurtohet dita-ditës realizimi i saj.
Ambasadori Tarran nënvizoi ‘se mbeten vetëm 10 muaj kohë për të nisur nga zero procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit dhe se do të jetë tejet e vështirë për KQZ për t’u kryer, pasi votimi nga jashtë mbetet problematik nga pikëpamja teknike edhe për vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.’