Kreu i Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur në Komisionin e Ligjeve për mbarimin e mandatit të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla.
Balla u shpreh se kryetari Alfred Balla ka marrë pjesë në procese të rëndësishme në organet e drejtësisë së re.
“KLP, për më shumë se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion ne organet e drejtësisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjidhshmërisë në atë pozicion”, tha Bardhi.
Më tej ai shtoi se një person i cili është në kushtet e pazgjidhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.