Ditën e sotme Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar pasurinë personit me iniciale A.Gj.
Prokuroria A.Gj., i sekuestron barin, restorantin dhe hotelin me tre kate dhe papafingon me sipërfaqe 363m2.
A.Gj është nën hetim për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Pas kryerjes së verifikimeve pasuria është regjistruar në Kadastrën e Lushnjës në emër të dy personave të tjerë me iniciale N. Gj dhe N.Gj por dyshohet se zotërohet nga A.GJ.