Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji deklaron se marrja në pyetje e dëshmitarëve ka përfunduar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë janë zbuluar të dhëna befasuese.
“Në orën 3:26 të mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjes. Do të jemi në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision.
Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit” tha ai.
Marrja në pyetje e ministrit Balla u bë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm deklaroi se ka informacione të klasifikuara. Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie.
Veç Ballës në pyetje u mor edhe kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça.