Kryeministrja e Italisë, Meloni nga Shëngjini deklaroi se dokumentari i RAI3 kishte qëllim qeverinë e saj dhe Edi Ramën dhe Shqipërinë.
“Për të sulmuar qeverinë italiane goditet edhe një partner ndërkombëtar. Këtu po dëmtohet edhe Italia si vend. Pavarësisht suksesit apo jo të marrëveshjes, e gjitha përfshihet në gjithë përbaltjen e qeverisë italiane dhe këtu rrezikojmë t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit.
Edhe pse bëhet fjalë për shtypin italian, shpreh gjithë gatishmërinë dhe solidaritetin tim ta hedhim poshtë këtë përbaltje dhe në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj marrëveshjeve që realizojmë. Nuk mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e fqinjësisë me vendet e tjera” tha ajo.