Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-ve në Groenlandë, për të marrë kontrollin e këtij ishulli strategjik.
Ajo theksoi se një veprim i tillë do të ishte në dëm të interesave të çdo pale dhe shprehu se nuk do të mbështeste një veprim të tillë, nëse do të ndodhte.
“Nuk besoj në mundësinë që SHBA-të të ndërmarrin veprime ushtarake në Groenlandë, të cilat nuk do t’i mbështesja dhe nuk do të ishin në interes të askujt. Mundësia e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar nga Rubio dhe nga vetë Donald Trump. Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të vendosura, po tërheq vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të Grenlandës për interesat dhe sigurinë e saj,” u shpreh Meloni.









