Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri me anë të një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me vizitën e sotme të kryeministres italiane Meloni në Shqipëri.
Xhaferri shkruan se ndalesa e Melonit do të jetë në Lezhë por një gjë nuk dihet nëse Rama do ta çojë atë në aeroportin e Gjadrit pasi aty është pista ku niseshin avionët e mbushur me kanabis drejt Italisë.
“Nuk e dimë nesh masat e sigurisë për takimin në Lezhë janë marrë nga vartësit e atij drejtorit që sipas dosjes Metamorfoza ishte pronar parcelash kanabisi dhe dekonspironte operacionet e Guarda Di Finanza-s tek kultivuesit e kanabisit”, thotë Xhaferri.
Më tej ai shprehet se ky pakt do të ketë pasoja të rënda për raportet me dy vendeve pasi nuk do të jetë vetëm halli i emigrantëve por edhe i kryeministrit Rama.