-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Hapni rrugë qeverisë teknike

Kryesoret

Deputeti i partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës që ti hapë rrugë qeverisë teknike.

Sipas Gjekmarkaj Partia Socialiste është aset kombëtar por në foltoren e Kuvendit ai po flet si një qytetar i cili po kërkon që e gjithë trupa politike të hetohet në lidhje me krimin e organizuar.

“Jeni partia e gjuhës politike apo e ajo e miqve të enkrochatit. Dridheni ditën të flini natën, partia që djeg plehrat, apo inceneratori që djeg paratë. Jetojmë në një moment ku gjithsecili bën një sakrificë, dikush bindet, disa dorëzohen, të tjerë pranojnë kërcënimin. Sot është dita e ftesës, tjetra do jetë disa e pendesës, e vetmja që ka hequr dorë nga sakrifica është partia Socialiste. Më e lehta, të ikë të hapë rrugë qeverisë teknike”, tha Gjekmarkaj.

Më tej ai shton se kjo është qeveria e mafias që shtrëngon qeverinë politike dhe ku populli ka dy qeveri që duhet të zgjedhë kë të rri dhe kë të ikë.

“Opozitës i tunden prangat, krimit i serviret në tabaka çdo gjë. Nuk kam pasur respekt për Arben Ahmetajn, nuk kam pasur as tani, por ndoshta falë disa cilësive u bë nr. dy i qeverisë së Ramës. Për çdo deklaratë të tij, Rama ka detyrimin të marrë përgjegjësi”-u shpreh Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit