Ditën e sotme rreth 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Këto zgjedhje do të mbahen deri më datë 9 qershor.
Gjithsej janë thirrur për të votuar rreth 373 milionë persona nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Parlamenti Evropian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen çdo pesë vjet. Deputetët e këtij institucioni e zgjedhin më pas presidentin për një mandat dy vjet e gjysmë.
Ndryshe nga parlamentet kombëtare, Parlamenti Evropian nuk ka të drejtë që të propozojë ligje por mund të negociojë në ligjet e propozuara.