-sidi education-spot_img
17.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haxhiu: Ftoj qytetarët të kontribuojnë në procesin demokratik

Kryesoret

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në vend, duke votuar në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke e cilësuar votën si një element të rëndësishëm të funksionimit demokratik të shtetit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë në procesin demokratik. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është tregues i pjekurisë demokratike të shoqërisë sonë. Uroj që kjo ditë të kalojë në atmosferë të qetë, me respekt dhe përgjegjësi qytetare”, deklaroi Haxhiu pas votimit.

Kosova po mban sot zgjedhjet parlamentare për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit, në një proces që vjen pas një periudhe të zgjatur bllokimi politik dhe institucional.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit