Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës në Kuvend, ku u votuan Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim.
Kundër për Komisionin e Posaçëm “Dezinformimin” kanë votuar; Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Edmond Spaho.
Ndërsa kundër për Komisionin “Antikorrupsion” votuan; Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
Grupi i Rithemelimit riktheu zhurmën edhe për një kërkesë të tyre, për mocion me debat. Kartonët e kuq të maxhorancës e rrëzuan mocionin, që u iniciua pas dokumentarit të RAI3.