Policia ka vënë në pranga Gerald Shehu, 43-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë Eraldo Nevruzi, i cili punonte si recepsionit në Dhërmi.
Shehu është vënë në pranga nga autoritetet greke në një aeroport të Greqisë.
Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.









