-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri reagon pas zgjedhjes së Arqile Bollanos: Nuk përfaqëson askënd!

Kryesoret

Pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka reaguar.

Ai shkruan se PS dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë, sipas tij, forcës së pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës.

DEKLARATA PËR SHTYP E BELERIT:

Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik, konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar, nje njeri qe nuk perfaqeson askend, nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !
Falenderoj nga zemra cdo qendrestar, cdo keshilltar te ndershem, cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik.

Fredi Beleri,
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit