Mbi 50 kontrolle dhe 30 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK-u. Zbardhen detaje nga operacioni kundër një grupi kriminal i trafikimit të qenieve njerëzore. Në operacion janë përfshirë autoritetet e Spanjës, Italisë, Kosovës dhe SHBA.
Në pranga kanë rënë 20 persona. Mes të arrestuarve është dhe një polic. Disa prej personave për të cilët është lëshuar urdhër-arrest janë aktualisht në burgje, jashtë vendit. Kjo bandë kriminale akuzohet se pajiste me pasaporta false emigrantët.