-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet 57-vjeçari me kallash në Tiranë

Kryesoret

Tiranë-Komisariati i Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 57 vjeç, banues në Vilëz, Zall Bastar, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit