“The Athletic” ka bërë një shkrim për Shqipërinë në Euro 2024. ‘Sylvinho, ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit e Barcelonës, kualifikoi Shqipërinë në Europian. Një mbrojtje e fortë që pësoi vetëm katër gola në kualifikuese, e udhëhequr nga kapiteni i Atalantës, fitues i Europa League, Berat Gjimshiti.
Ka disa lojtarë me bazë italiane në skuadër, duke përfshirë mbrojtësin e djathtë të Lazios, Elseid Hysajn. Mesfushorin qendror të Interit, Kristjan Asllanin, dhe Nedim Bajramin e Sassuolos. I cili ka për detyrë të jetë lidhja midis mesfushës dhe sulmit.
Ata kanë gjithashtu portierë të mirë. Sylvinho ka një vendim për të marrë mes portierit të Brentfordit, Thomas Strakoshës, dhe 35-vjeçarit të Empolit, Etrit Berishës.
Shqipëria ka edhe mungesën e pritshmërisë, veçanërisht pasi u shortua në një grup ‘’ferri’’ së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Askush nuk pret asgjë dhe, le të jemi të sinqertë, Shqipëria cilësohet nga Italia, Spanja dhe Kroacia si ‘’ndeshja që duhet ta fitojmë patjetër’’.
Me këtë vjen një mentalitet ‘’underdog’’, që të jep më tepër shtysë për të shkaktuar surprizën. Dhe Shqipëria mund ta realizojë nëpërmjet disa prej lojtarëve të tyre, padyshim të talentuar.
Nuk u përfshi sulmuesi i Konyasporit, Sokol Cikalleshi, golashënuesi i tretë më i mirë i Shqipërisë i të gjitha kohërave. Me 13 realizime.
Gjithashtu u la jashtë Myrto Uzuni, autor i 11 golave për Granadën e rënë nga La Liga në sezonin që lamë pas.
Në vend të kësaj, barra e shënimit do të bie mbi sulmuesin e Chelseat, Armando Brojën” thuhet nder te tjera ne shkrim.