Dy persona, punonjës të hotelit “Grecce” janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Vlorës. Dyshohet se kishin dijeni dhe ndihmuan Gerald Shehun që të fshihte trupin e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi pasi e qëlloi me plumb në kokë.
“Na bërtiti pronari, kishim frikë dhe e ndihmuam. Morëm qese mbeturinash për të futur trupin në makinë, nuk e dimë ku e ka hedhur” kanë deklaruar dy të arrestuarit, Daniel Qose dhe David Larti.
Në një kasafortë në dhomën e gjumit ku qëndronte Shehu shërbimet e policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.
Hapet kasaforta e vrasësit, dy shokët që e ndihmuan në qeli (EMRAT)