Një person nga Rusia është arrestuar në fshatin Grizhan të Zveçanit pasi ka hyrë ilegalisht në Kosovë.
Në verifikimin e sistemit të hyrje daljes kufitare dyshohet se rusi nuk ka hyrë në mënyrë të rregullt.
Sipas policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari rus është dërguar në qeli.