Zëdhënësja për antikorrupsion në PD e Rithemelimit, Genta Vangjeli deklaroi sot se dhëndri i Arben Ndokës, Arian Tuku i cili u arrestua në Itali me urdhër të SPAK dhe akuzohet se tentoi të vriste dy persona, ka marrë tendera miliona euro.
Ajo u shpreh se Arian Turku është pronar i Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018. Sipas saj ka përfituar 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
“Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti””– shprehet Vangjeli.