Pasditen e sotme një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në dalje të qytetit të Koplikut.
Dyshohet se automjeti me drejtues A.C., ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhur shkakun e djegies.