-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifra brutale! Real Madrid 11-3 Barcelona

Kryesoret

Real Madridi ka imponuar një ritëm triumfues që Barcelona e ka të pamundur ta ndjekë. Po flasim vetëm për tituj dhe përballje duke lënë mënjanë krahasime të tjera si rritja institucionale apo planifikimi sportiv.

Pas Champions League të fundit të fituar nga Real Madridi, bilanci i titujve është 11 për Realin dhe vetëm 3 për Barcelonën në pesë sezonet e fundit.

Pesë vite në të cilat, për më tepër, Blaugranët kanë arritur të sigurojnë vetëm një nga dy objektivat kryesore të çdo sezoni: Kampionatin ose Ligën e Kampionëve. Barça ka fituar një Ligë ndaj tre të Real Madridit.

Por pa dyshim është Evropa ajo që reflekton më fort diferencën mes Real Madridit dhe Barcelonës në sezonet e fundit. Madridi jo vetëm që ka fituar dy Champions League, por ka treguar një trajektore të vazhdueshme dhe të suksesshme duke arritur, përveç dy titujve, edhe katër gjysmëfinale që nga 19-20.

Dominimi në ‘El Clasico’

E njëjta distancë që po rritet në nivel titujsh po rritet edhe në përballjet e tyre individuale, ku tani ka një hegjemoni të qartë të Real Madridit. 15 ‘El clasico’ të luajtura në pesë sezonet e fundit në të gjitha garat kanë rezultuar në 10 fitore për Realin, një barazim dhe katër fitore për Blaugranët.

Një distancë që, pas ardhjes së Mbappe-së për të përforcuar projektin sportiv të Madridit, dhe me skuadrën e bardhë që konkurron për shtatë tituj sezonin e ardhshëm, mund të zgjerohet shumë më tej. Dhe tani Barça e sheh Real Madridin shumë larg, shkruan Marca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit