Trajneri i kombëtares Silvinjo ka zyrtarizuar listën për “Euro2024” duke nxjerrë jashtë për të rikthyer në shtëpi portierin e katërt, Simon Simoni. Në Gjermani shkojnë Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.
Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit në “Haladas Sportkomplexum” me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat i shënuan Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Qazim Laçi.
Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në prag të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa sot kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.