-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Dakun kisha plan ta fusja 30 minuta, por Gjimshiti dhe Mitaj ishin të lodhur

Kryesoret

Kombëtarja zhvilloi dhe fitoi mbrëmë ndeshjen 3-1 përballë Azerbajxhani, por Mirlind Daku nuk luajti asnjë minutë në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe azerëve. Sylvinho u shpreh se e kishte në plan ta aktivizonte Daku ndaj Azerbajxhanit për 20 apo 30 minuta.

“Për fat të keq, prej dy muajsh kishim planifikuar këto miqësore dhe kërkuam që të bënim 11 zëvendësime, por UEFA nuk na lejonte dhe janë 6 zëvendësime dhe nuk bëhet.

Pastaj në dhomat e zhveshjeve pamë që Gjimshiti dhe Mitaj ishin pak të lodhur dhe kërkuan zëvendësim dhe të ndryshon gjithçka.

Daku është një lojtar që ishte për të hyrë, sot duhej të hynte në fushë 20-30 minuta. Por problemi ishe ky. Pastaj pamë që ndonjë lojtar kishte ndonjë të papritur dhe për fat të keq nuk luajti.

Programi ishte që të hynte në fushë, ai është lojtar që te ne ka mundësinë të bëjë diferencën, është i fortë, në zonë bën luftë. Më vjen keq për të, për zëvendësimet”, ka thënë Sylvinho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit