Ditën e sotme punonjësit e Policisë Kufitare në Rinas kanë gjetur në vendparkimin e automjeteve në zonën e aeroportit një portofol.
Portofoli me një shumë parash të konsiderueshme eurosh, karta bankare dhe dokumente të tjera i përkisnin një çifti turistësh.
Teksa policia u dorëzoi portofolin e humbur dy turistët po largoheshin nga Rinasi për në Francë.
Çifti francez i falënderoi për korrektësinë dhe gjestin human që u bëri Policia Kufitare.