Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës Vlora Çitaku me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”.
Çitaku tha se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”.
Më tej shprehet se të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne bashkë me aleatët tanë.
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta”, shkruan Çitaku.