Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë njëri nga persona që para disa ditësh ishte i përfshirë në një sherr në Shtime.
Rrahje mes familjarëve kishte ndodhur më 19 maj, ndërsa të shtunën ka ndërruar jetë njëri nga të lënduarit.
“Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.