Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur në X këtë mëngjes pas vendimit të tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Presidenti francez tha që zgjedhjet legjislative do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.
“Unë kam besim në aftësinë e popullit francez për të bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm. Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua aq shumë,” tha Macron.