Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi ka përkujtuar ditën e sotme përvjetorin e ditës së formimit të Lidhjes së Prizrenit që bëri bashkë të gjithë shqiptarët.
Meta shprehet se kjo ngjarje na kujton rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon.
Ai shkruan se “Lidhja e Prizrenit i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë dhe se do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit”.
Gjithashtu Meta shpreh mirënjohje për udhëheqësit Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin.