-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja kërkon mikeshën e moshuar në pallatin e përfshirë nga flakët: Nuk e di çfarë i ka ndodhur

Kryesoret

Një ditë pas zjarrit të fuqishëm që shpërtheu në kompleksin e pallateve pranë Farmacisë 10 në Tiranë, banorët e këtij kompleksi kanë shprehur shqetësime për sigurinë e shtëpive të tyre.

“Shyqyr nuk më është djegur shtëpia. Të siguruar jemi, ka qenë goxha metri katror. Ne shpresojmë që të ndërrojnë të gjithë panelet, se mund të na ndodhë edhe ne. Nëse ndërrohen panelet jemi më të sigurt. Prej një viti e kam blerë shtëpinë”, tha një banore.

Ndërkohë, një tjetër grua shprehu shqetësimin se nuk kishte mundur të kontaktonte me një të afërmen e saj që jeton në kompleks, pasi telefoni i saj ishte i fikur.

“Kam një njeriun tim, por ka telefonin e fikur. Nuk kam komunikuar, e ka të fikur telefonin, prandaj erdha të pyes. Nuk e di fare ca ka ndodhur. Nuk kam komunikuar që dje. Them mos është larguar nga shtëpia se s’ka mundësi”, tha qytetarja.

Zjarri pranë QSUT-së, ja çfarë mbeti nga pallati pas flakëve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit