Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë u zhvillua konferenca “Rugova dhe Perëndimi”. Kryeministri Rama u shpreh për Ibrahim Rrugovën se ishte një gjeni dhe më atipiku nga politikanët shqiptarë.
“Ibrahim Rugovën shumë e tallën, e nënvlerësuan dhe të tjerët e ndoqën me një lloj keqardhje. Ndërmori një hap një errësirë. “Nuk mund të merren me letërsi kur shoh në rrugë të vdesin njerëzit e mi”, shkruante Rrugova.
Siç thotë Kadareja i cili i vetëm, i dha popullit të vetë një forcë të panjohur dhe të papërdorur ndonjëherë në këtë pjesë të botës ku jetojmë. Duke vënë një bast të pamundur të durimit në një mjedis social si ai shqiptarëve, ku durimi është mall i rrallë ku në atë kohë ishte bërë sinonimi i nënshtrimit.
Presidenti i shpresës mes çdo shtypje të shpresës kishte jetuar mes librave, në rrethana teje të vështira për Kosovën” tha ai.
“Presidenti Rugova ishte president i shpresës në mes të shtypjes së shpresës. Ishte lider i pazakonshëm në Ballkan”, tha Rama.
Duke iu referuar të tashmes, Rama tha se duhet “të fitojmë paqen e plotë dhe të mos humbasim edhe paqen që kemi”.