Një shqiptare është vrarë në Frosinone të Italisë.
Shqiptarja është vrarë nga partneri i saj piktor 50-vjeçar Oreste Raponi.
Gjatë një debati ai i ka shkaktuar disa plagë me thikë të cilat për fat të keq kanë qenë fatale për shqiptaren.
Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.