Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sali Berishës ka reaguar Lulzim Basha.
Ai u shpreh se do të vazhdojë betejën për të rimarrë vulën.
Sipas Bashës ajo që e lidh me njerëzit nuk është logoja apo karrigia por vetëm përkushtimi.
Gjykata e Apelit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro vendosën unanimisht mospranimin e ankimit të bërë nga grupi i Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e marrë 25 marsin e vitit 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike të miratuara në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetorin e vitit 2021.