Kuvendi i Shqipërisë ka hapur një prokurim për transkriptimin përmes Inteligjencës Artificiale të fjalimeve të deputetëve dhe çdo aktivitet tjetër parlamentar.
Konkretisht bëhet fjalë për një fond prej 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.
“a-Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale, me vlerë fondi të përllogaritur në 41.420.000 (dyzet e një milion e katërqind e njëzet mijë) lekë pa Tvsh.
b-Mirëmbajtje për 48 (dyzet e tetë) muaj me vlerë fondi të përllogaritur deri në 33.164.800 (tridhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa TVSH, mbështetur në vlerën mujore të përllogaritur”, njofton Kuvendi.