Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e PD-së Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.
Apeli me vendimin e sotëm, la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.