Policia vendore e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së shtetasit Ndue Preka.
30-vjeçari u plagos në këmbë me plumba mbrëmjen e 9 qershorit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Sipas hetimeve personi i identifikuar Klodian Guraleci i cili mban dhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi dyshohet si autori i plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka.
Ndërkohë uniformat blu vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarit ndërsa janë ngritur grupe të shumta kontrolli.