Krahu i ashpër konservator i Iranit kontrollonte çdo levë të pushtetit në këtë vend, gjatë presidencës së Ebrahim Raisit.
Pavarësisht vdekjes së tij në një aksident me helikopter, muajin e kaluar, dominimin pritet ta ruajë po i njëjti krah.
Këshilli i fuqishëm i Gardës miratoi gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 qershor. Pesë prej tyre janë të linjës së ashpër konservatore dhe vetëm një është reformist.
“Siç edhe pritej, regjimi iranian nuk është i gatshëm të marrë ndonjë rrezik në zgjedhjet e ardhshme dhe të lejojë një skenar që, potencialisht, do ta sfidonte dominimin e unifikuar të kampit të vijës së ashpër dhe konservatore”, thotë Hamidreza Azizi, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. /REL