Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me eurodeputetët fitues që do përfaqësojnë “Demokracinë e Re” në Parlamentin Europian.
Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë. Dje Mitsotakis zhvilloi bisedën me video-call me Belerin që ndodhet në burgun e Fierit.
Fredi Beleri, i dënuar nga GJKKO për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 është zgjedhur nga grekët si anëtar i Parlamentit Europian.