Ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare. Në rend të ditës, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është edhe pr/ligji që parashikon rritjen e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca plenare këtë javë nuk do të zhvillohet të enjten si çdo javë, por një ditë më herët, pasi shumë deputetë do nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në Kampionatin Europian.
Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament.
Seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë tri pika