Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian nuk është realizuar me gjithë rritjen relativisht të vogël të partive, të cilat i takojnë këtij spektri.
Ato parti, të cilat janë konsideruar si parti tradicionale proevropiane, do ta kenë shumicën e madhe edhe në përbërjen e re të Parlamentit Evropian që ka dalë nga zgjedhjet, që për funduan të dielën mbrëma.
Nga diplomatët në Bruksel konsiderohet lajm i mirë, si për procesin e zgjerimit, ashtu edhe për raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Kjo, sepse edhe në këtë përbërje do të ketë një shumicë të mjaftueshme të deputetëve, të cilët do të vazhdojnë të mbështesin angazhimin e BE-së me këto vende të rajonit, sikurse edhe procesin e integrimit të tyre në BE. / REL