Për rreth 2 orë Lulzim Basha mblodhi strukturat e partisë pas vendimit të Apelit që i dha Berishës vulën e PD-së.
Basha tha se do të zhvillohet edhe mbledhje e Kolegjit të kryetarëve.
“Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi kolegjit të kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë”, tha Basha.
Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.