Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dërguar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama.
Në pikën e parë të argumentimit për interpelancë Berisha thekson faktin e përfshirjes së vajzës së bashkëshortes së Ramës, Rea Xhillari ka perfituar 33 pagesa per kontrata publike ne vleren 1.9 miliard lekë.
Në argumentimin e dytë Kryetari i PD Berisha risjell denoncimin ku ne mënyrë të përsëritur faktin se shtetasi Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, ka përfituar 51 tendera publike me vlere totale 21.7 milionë euro, nga të cilat 31 transaksione me vlere 3.8 miliardë lekë ose 3.1 milionë euro janë përfituar nëpërmjet kontratave sekrete.
Berisha rithekson kontratat sekrete, të zhvilluara kryesisht nga Agencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes ku janë realizuar 17 tendera me vlerë mbi 35 milione euro ku rezulton të jenë pemërfituar nga tre klientë preferencialë të qeverisë Rama i lidhur me baxhankun Arman Frangu, subjekti
“Intech+”, i lidhur me Ilir Beqajn, dhe subjekti Atelier 4, ne pronësi te Alban dhe Olsi Efthimi.