Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar i cili pasi ka përplasur me makinë një të mitur në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u largua nga vendi i ngjarjes.
I mituri ndodhet ende në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.
‘F. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.