-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prona dhe miliona/ Apeli lë në fuqi sekuestrot për bosin që fshihet në Dubai

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka sekuestruar pasurinë e Denis Matoshit të njohur edhe me emrin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali për trafik kokaine. Organizata kriminale në të cilën bën pjesë Denis Matoshi nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë. Dizdari prej disa vitesh është fshehur në Dubai duke i shpëtuar ekstradimit, por jo sekuestrimit të pasurisë.

Pasuritë e sekuestruara;

Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.

Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380 me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.

Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;

Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit