Një aksident ka ndodhur në Itali ku një shqiptare ka përplasur për vdekje italianin Massimo Tabaço , me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.
Ky aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 7:00 në periferi të qytetit.
47-vjeçari ka humbur jetën pasi u përplas nga furgoni që drejtonte shqiptarja.
32-vjeçarja gjithashtu është dërguar në spital për shkak të traumave dhe tronditjes dhe pasi u përplas me 47-vjeçarin, automjeti përplas dhe me një pemë.
Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike .