-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Beleri mori ftesë nga partia e Ramës, por nuk pranoi të bënte duart pis

Kryesoret

Sali Berisha komentoi sonte nga arresti i shtëpisë foli për zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet. Për herë të parë ai tha se Beleri kishte marrë ftesë për të kandiduar për partinë e Edi Ramës, por sipas tij, ai nuk pranoi që të bënte duart pis, sepse e kuptoi që Rama do ta përdorte për të vjedhur pronat e Himarës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Së fundmi miqtë e mi dua t’u informoj edhe për një fakt që doli këto ditë.
Ky hajdut që nuk ka as flamur dhe as atdhe, dhe që përdorte dhunimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriu, përdorte shkelmimin e Kushtetutës për interesa mafioze në Himarë, ta dinë shqiptarët se Fredi Beleri refuzoi në Shqipëri dhe në Athinë të kandidojë për Edi Ramën.
Se je hajdut, i tha.
Fredi Beleri nuk pranoi sepse e kuptoi që Edi Rama e dinte, nuk kishte qëllim tjetër veçse të grabiste tokat e Himarës me duart e Fredi Belerit.
Por Beleri nuk mund t’i bënte pis duart e tij për mafien e Edi Ramës.
Tani u them unë ju që dolët nëpër studio me muaj të tërë. Dilni dhe kërkojini falje shqiptarëve, dilni kërkojini falje Belerit.
Sepse mbrojtet një brigand që nuk ka asnjë normë, asnjë moral, asnjë parim.
Dhe pasi Beleri refuzoi të bëhej kandidat i një hajduti, shkeli çdo ligj, çdo Kushtetutë, çdo parim, çdo standard.
Kjo është e vërteta.
Ky është përçudnimi i njeriut që duhet Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit