-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laçi: Italia, Spanja dhe Kroacia janë të fortë, por ne do e shijojmë

Kryesoret

Mesfushori Qazim Laçi pohoi se ajo ndaj Italisë është më e vështira por jo e pamundur. “Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira, si për ne dhe për Italinë.

Kemi arritur deri këtu me meritë, kemi punuar shumë dhe në kualifikuese, kemi bërë lojra të mira. Kështu do vijojmë, maksimumin në stërvitje. Ndeshjen e parë do marrim maksimumin e pikëve, ky është objektivi”, deklaroi Laçi.

Në skuadër nuk ka presion. “Në kualifikuese dhamë një imazh pozitiv. E mbyllëm të partë, jo se nuk meritonim, por merituam 100%.

Ndeshjet e radhës jemi me këmbë në tokë, sigurisht do jetë shumë e vështirë, pasi është një grup i fortë. Italia, Spanja e Kroacia janë të fortë, por ne do e shijojmë, do japim maksimumin sic duhet pasi kjo fanellë vlen shumë”, tha futbollisti.

“Kush vazhdon nga fillimi e vendos trajneri, të gjithë lojtarët janë gati. Djemtë po punojnë fort, nëse luan nga fillimi, 1 min apo 5 min, të gjithë dueht të jemi në dispozicion të trajnerit dhe të japim maksimumin”, deklaroi Laçi.

Kampionati europian nis më 14 qershor, ndërsa kombëtarja shqiptare zbret në fushë një ditë më pas, ku përballet me kampionët në fuqi, Italinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit