Një 32-vjeçar nigerian u ndalua nga policia e Vlorës pasi tentoi që të dilte nga Shqipëria me dokumente italiane false.
Policia nisi hetimet për 32-vjeçarin.
“O. S., 32 vjeç banues në Nigeri.
32-vjeçari ka paraqitur në sportel, në dalje, letërnjoftim italian me të dhënat e tij, i cili pas ekzaminimit në laborator, rezultoi i falsifikuar.
Letërnjoftimi fals u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e policisë.